Andrea Pirlo do ta zëvendësojë Maurizio Sarrin e shkarkuar në postin e trajnerit të Juventusit. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi italian, duke bërë të ditur se ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.
Mesfushori legjendar Andrea Pirlo nuk ka përvojë si trajner dhe vetëm këtë javë ishte zyrtarizua si trajner i ekipit U23 të Juventusit, që luan në Serie C – ligën e nivelit të tretë të futbollit në Itali, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, ai u prezantua në një konferencë të madhe i shoqëruar nga presidenti Andrea Agnelli dhe drejtori Fabio Paratici, që thanë se ai do të kishte rol të madh në skuadër në të ardhmen.
Tani Pirlo do të duhet të marrë rol më të madh më shpejt sesa që ishte planifikuar, shkaku i eliminimit të mbrëmshëm të Juventusit nga Liga e Kampionëve.
Ai ka nënshkruar kontratë me Juventusin deri më 30 qershor të vitit 2022.