Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri në tetëmujorin e këtij viti llogaritet 1.745.169.
Sipas raportit të publikuar sot nga Instituti i Statistikave (INSTAT) numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në periudhën janar-gusht rezulton me një rënie prej 64,2%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, për shkak të kufizimeve për të parandaluar përhapjen e infeksionit COVID-19.
Referuar të dhënave të INSTAT-t, përgjatë tetë muajve të 2020-s, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 53,2%, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Spanja me 89,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Ndërsa numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në tetëmujorin e 2020-s, është 1.937.235. Edhe ky tregues shënoi rënie me 50,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.