Dridhet Flamengo, klubi brazilian ka marrë lajmin se 16 persona janë infektuar me koronavirus duke përfshirë lojtarë dhe staf. Ditën e enjte klubi brazilian luajti në Ekuador për Copa Libertadores ndaj Barcelona de Guayaquil. Problemet me koronavirusin për Flamengon filluan para takimit. Shtatë lojtarë dhe dy anëtarë të stafit rezultuan poztiv para ndeshjes, gjë që bëri që autoritetet lokale të ndalojnë hyrjen e tyre në stadium. Kur Flamengo u kthye në Brazil pas ndeshjes, mbrojtësi Rodrigo Caio ishte i pari që doli pozitiv pas mbërritjes. Autoritetet besojnë se ai ose ka luajtur me COVID-19 ose e ka marrë atë në aeroplan.

Sikur të mos mjaftonte kjo ishte fotografi i ekipit që e ndërlikoi akoma më shumë situatën. Ai shkrepi një foto të lojtarëve në avion pas fitores, të cilët ishin të gjithë pa maska. Kaq mjaftoi që fotoja të bënte xhiron e internetit, ku në qëndër të kritikave u vendos klubi brazilian. I menjëhershëm ishte reagimi i Flamengos, pasi drejtuesit e klubit e shkarkuan menjëherë fotografin.