Në astrologji, çdo shenjë ka elementin e saj karakteristik (zjarri, uji, toka, ajri). Mbi karakteristikat e secilës prej tyre mund të shohim lehtësisht nëse 2 shenja shkojnë mirë bashkë, ose nëse nuk kanë asnjë lloj kimie me njëra tjetrën. Të hyjmë drejt e në temë! Më poshtë gjeni 3 shenjat me të cilat do të kishit lidhjen perfekte. Janë bërë për ju!
Dashi
Binjakët: Kanë disa sjellje tipike që i gëzojnë vetëm ata. Janë të aftë të zgjojnë interesin tuaj për ta sapo lidhja nis e bëhet monotone. Kanë gjithmonë një temë të re për të diskutuar dhe janë shumë kreativ në shtrat. Mbi të gjitha do të jenë gjithmonë aty sa herë keni nevojë.
Luani: Si shenjë zjarri që janë e duan lojën dhe qejfin edhe më shumë se ju. Ata vdesin të flirtojnë gjithë kohës dhe të shohin që ju tregoni interes për ta. Nëse Dashi dhe Luani janë çift, ata do të shkëlqejnë edhe më shumë nga prania e njëri tjetrit. Lidhja juaj, do të bazohet në vlerësimin dhe pavarësinë që i jepni njëri tjetrit. Një partner Luan kombinuar me shenjën tuaj do t’ju bëjë të ndjeni kiminë më të madhe që keni provuar ndonjëherë.
Ujori: Ndonëse sjelljet e tij janë ndonjëherë të çuditshme, e vërteta është se ju vdisni për to. Shenja e tyre e ajrit përputhet shumë mirë me nxehtësinë tuaj. Keni një mirëkuptim dhe merrni nga njëri tjetri kohën vetëm që herë pas here ju duhet. Ujori është perfekt për ju!
Demi
Akrepi: Mund të jetë shenja juaj e kundërt, por ndani shumë më tepër të përbashkëta nga ç’mendoni. Ju gjeni shumë vlera në aftësinë e tyre për të qenë me këmbë në tokë, njësoj si ju. Akrepi e sheh lidhjen si investim, kjo ju afron edhe më tepër. Të dy ju i jepni shumë kohë marrëdhënies dhe shpenzoni atje gjithë energjitë tuaja.
Gaforre: Kjo shenjë vdes për rehatinë dhe luksin po aq sa ju. Ato do të kujdesen vazhdimisht për të nevojat tuaja dhe kjo do t’ju pëlqejë shumë. Gaforret marrin gjithashtu iniciativën e para për të krijuar në një lidhje shpirtërore edhe më të thellë. Ata mund të jenë shumë të ndjeshëm, por një partner Gaforre do t’ju bëjë të shpalosni gjithë çfarë ndjeni. Janë romantikë dhe vdesin t’ju blejnë ushqime apo dhurata. Për ju, kjo është gjuha e vërtetë e dashurisë.
Peshorja: Nuk keni shumë të përbashkëta, kështu që do t’ju duhet sikur mes jush valët nuk përputhen. Në fakt, ju dhe Peshorja preferoni të dyja të njëjtin planet: Afërditën! Partneri i kësaj shenje do t’ju nxjerrë me zor nga shtëpia dhe do të sigurohet që ju po kënaqeni.
Binjakët
Dashi: Janë gjithë energji dhe s’mund të bëni gjë tjetër veçse t’i lini të jenë vetja. Kanë gjithmonë një ide apo një hobi të ri dhe vdesin të nisin trendet të parët. Kjo ju pëlqen dhe një eksperiencë me ta është koha më e mirë. Kur bëheni bashkë, i premtoni njëri tjetrit se lidhja juaj do të jetë gjithnjë e re dhe se s’do të mërziteni kurrë. Në fakt nuk mërziteni.
Akrepi: Janë emocional dhe duket sikur nuk ngjajnë me ju që e doni kaq shumë qejfin. Në çift ju përfundoni duke u përfshirë shumë me njëri tjetrin.
Binjakët: Epo ju ngjani me njëri tjetrin dhe shkoni kaq mirë në çift! Partneri juaj Binjak ka personalitet njësoj si i juaji, gjë që ju ofron mund të komunioni në mënyra të ndryshme bashkë.
Gaforrja
Akrepi: Niveli i tyre i ndjeshmërisë lidhet me tuajin dhe intimiteti emocional që mund të krijoni bashkë është shumë i rrallë. Shenja juaj është gaforrja dhe e tyre akrepi, të dyja keni guacka të forta që s’hapen lehtë dhe nëse e bëni këtë me njëri tjetrin, lidhja do të bëhet kaq e fortë sa zor se mund të ndaheni ndonjëherë. Gaforrja dhe Akrepi bëjnë një nga lidhjet më të pathyeshme dhe më të forta të gjithë zodiakut.
Demi: Kjo shenjë lidhet me rehatin dhe luksin kështu që sigurisht që ndani të njëjtat valë. Demi e meriton kujdesin tuaj dhe ju besnikërinë e tyre. Në këtë lidhje do të ndiheni të sigurt dhe gjithmonë në zonën tuaj të rehatisë.
Virgjëresha: Vlerësojnë perfeksionizmin dhe e kërkojnë atë në çdo aspekt të jetës, sidomos në lidhje. Energjitë që merr prej Tokës, ju bëjnë të ndiheni të mbështetur. Një Virgjëreshë, punon fort dhe bën çdo gjë për të qenë në një lidhje të shëndetshme me ju.
Luani
Peshorja: Ndan me ju natyrën flirtuese dhe me ta mund të jeni vetvetja. Ekziston një dëshirë për dashuri dhe vëmendje që shenja juaj kërkon vazhdimisht për tu ndjerë i përmbushur dhe Peshorja mund ta marrë përsipër këtë sfidë.
Virgjëresha: Ju sjell me këmbë në tokë herë pas here, pasi një Luani i duhet kjo. Të harroni përgjegjësitë tuaj është një nga gjërat që doni të bëni më shumë, por Virgjëreshat ua kujtojnë këtë. Ato do t’ju ndihmojnë të kujdeseni më mirë për veten.
Dashi: Pasioni për jetën dhe shpirti i zjarrtë i një Dashi është unik për ju. Të dy jeni të mbushur me krijmtari, frymëzim dhe motivim; gjëra të cilat përmirësohen edhe më shumë kur jeni bashkë. Nxehtësia e kësaj lidhjeje dhe çdo gjë që do të bëni me një Dash do të jetë shpërthyese.
Seksi do të jetë shumë herë më i mirë nga ç’e prisnit dhe jo vetëm. Të bini në dashuri me një Dash (dhe të duheni prej tyre) është një eksperiencë e paharrueshme.
Virgjëresha
Gaforrja: Janë të ngjashme me shenjën tuaj, pasi prioriteti i tyre është mirëqënia e të tjerëve, njësoj si e juaja. Një Gaforre do t’ju ndihmonte të relaksoheshit dhe të shkëputeshit nga realiteti për pak çaste.
Bricjapi: Si shenjë Toke, ata vlerësojnë dëshirën tuaj për punë dhe faktin që merrni me seriozitet përgjegjësitë. Kjo ju bashkon edhe më, duke e bërë lidhjen tuaj shumë interesante.
Demi: Një tjetër shenjë Toke me të cilën keni shumë harmoni. Demi është shumë i vendosur dhe nuk do të ndodh shpesh të ndryshojë plane apo vendime, gjë të cilën ju e vlerësoni.
Peshorja
Luani: Vdes të ndjej praninë tuaj. Ata kanë një nevojë për vëmendje që ju ju pëlqen. Të dy keni të njëjtin këndvështrim për lidhjen dhe krejt papritur bëheni shumë romantikë.
Demi: Udhëhiqeni nga i njëjti planet dhe kjo e bën lidhjen tuaj të funksionojë edhe më tepër. Doni romancën dhe kënaqësitë e shtratit. Ata ju ndihmojnë të sillni në jetë idetë dhe ëndrrat tuaja.
Ujori: Të dyja jeni shenja me më shumë intelekt se të tjerat. Ujori fillimisht do që ju të jeni shokë, pastaj gjërat do të shkojnë vetë në një tjetër nivel. Me një partner të kësaj shenje s’do të mërziteni kurrë.
Akrepi
Demi:Është shenja juaj e kundërt, por ndani shumë vlera. Demi është ndoshta shenja e vetme që kupton sensualitetin tuaj ashtu siç doni ju. Ka vetëm një problem: asnjëri prej jush nuk e merr guximin të bëj hapin i pari.
Gaforrja: Kupton fare mirë butësinë tuaj. Të dy do ta doni njëri tjetrin plotësisht dhe do të bëni gjithçka për ta mbajtur këtë marrëdhënie.
Binjakët: Nuk kombinojnë mirë me nevojat tuaja emocionale në një lidhje, kështu që mos i besdisni me deklarata të shpeshta dashurie. Një Binjak do t’ju mësojë si të mos e vrisni mendjen dhe të jenë më aventurier, ndërsa ju do t’i mësoni ata të hapen më shumë.
Shigjetari
Shigjetari: Dy njerëz të kësaj shenje shkojnë shumë bashkë. Të dy jeni optimistë, aventurierë dhe doni ta nxirrni veten jashtë zonës suaj të komfortit. Bëni kaq shumë qejf bashke dhe keni një energji që s’ju shteron kurrë.
Ujori: Të dy i doni debatet dhe e mbushni njëri tjetrin me gjëra që ju zgjojnë interesin. Anjëri prej jush nuk është romantik, por e dini mirë që nuk po humbisni kohën kur jeni me njëri tjetrin.
Peshqit: Kjo shenjë është fleksibël si ju dhe gjithmonë duke bërë diçka. Të dy ju e doni pavarësinë dhe për sa kohë e respektoni këtë, çdo gjë është Ok.
Bricjapi
Bricjapi: Jeni shumë kritikë me veten dhe keni pritshmëri të larta për njerëzit rreth jush. Prandaj, një partner Bricjap që mendon si ju do të ishte perfekti.
Virgjëresha: Ashtu si ju duan një lidhje efiçente. Virgjëresha bën çdo gjë për të plotësuar pritshmëritë tuaja. Anën tuaj të butë, kjo shenjë do ta gjejë dhe ju s’do ta kuptoni pothuajse fare.
Demi: Ndan shumë vlera tuajat, por është e pritshme pasi jeni të dyja shenja Toke. Jeni të orientuar ndaj punës dhe s’jeni shumë flirtues. Sa më gjatë të rrini bashkë, aq më të afërt bëheni.
Ujori
Dashi: Sjell shkëndija lumturie dhe emocioni në jetën tuaj dhe këtë nuk e merrni nga ndonjë shenjë tjetër. Një Dash e kupton sa unik jeni më mirë se kushdo tjetër! Të dy doni të jeni të pavarur dhe refuzoni të ecni me rregulla.
Peshorja: Gjejnë lehtësisht ekuilibrat dhe ju kuptojnë më mirë se askush tjetër. Mund të flisni për orë e orë të tëra dhe s’do të mërziteni kurrë.
Binjakët: S’bëjn gjë tjetër përveçse ju duan. Mes jush në çift krijohet një atmosferë kaq pozitive sa askush nuk ankohet pse ju rrini duke u puthur apo përqafuar kaq shpesh në publik.
Peshqit
Shigjetari: Duket si shumë energjik për shijen tuaj, por s’do t’i rezistoni dot sharmit të tyre. Sjellja e tyre do t’ju frymëzojë për shumë gjëra që mund të bëni në jetë.
Bricjapi: Jeni shenja që shprehni më shumë ndjenjat dhe vdisni të shkëputeni nga bota e vërtetë. një Bricjap është strikt, serioz dhe shumë gjithmonë pragmatist. Sapo të gjeni tërheqjen mes ju, do të bini çmendurisht në dashuri me njëri tjetrin.
Peshorja: Ndan shumë pak cilësi të ngjashme me tuajat, por jeni kombinim i mirë. Të dy, përdorni sharmin tuaj për të kaluar mirë me njëri tjetrin. Shkurt, me një Peshore do të ndjeni gjithmonë flutura në stomak.