Rreth 980 fermerë në qarkun e Korçës kanë aplikuar në total në Skemën Kombëtare të mbështetjes në Bujqësi 2020, për të përfituar financim në zgjerimin e aktivitetit të tyre bujqësor e blegtoral.

AZHBR bën të ditur se, 197 milionë lekë arrin deri tani vlera e aplikimeve të fermerëve nga ky qark, që duan të përfitojnë subvencione nga Skema Kombëtare e këtij viti.

Sipas AZHBR-së, shifrat e aplikimit janë disa herë më të larta se viti i kaluar, çka do të thotë se ka një interes të shtua të fermerëve për të përfituar nga mbështetja që adreson qeveria në sektorin e bujqësisë.

Kryesisht fermerët e këtij qarku kanë aplikuar për të përfituar mbështetje në sektorin e blegtorisë, bimëve mjekësore dhe bletari.

Skema Kombëtare e mbështetjes së Bujqësisë 2020, adreson një fond prej 11 miliardë lekësh nga buxheti i shtetit në mbështetje të fermerëve dhe shpërndarja e fondeve për fermerët përfitues ka nisur sipas vijës së financimit.