Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njoftoi se për ditën e martë, 22 shtator, janë konfirmuar 16 fluturime në destinacione të ndryshme. Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” kërkon nga pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërsa u kujton se maskat janë të detyrueshme.⠀⠀⠀

Sipas njoftimit, lejohen të udhëtojnë rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit europianë dhe qytetarët me dokumente të veçanta. Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e martë janë: Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim EasyJet – Tiranë – Milano dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Piza dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Memmingen dhe kthim Blue Panorama – Tiranë – Bergamo dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Eindhoven dhe kthim Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim Blue Panorama – Tiranë – Verona dhe kthim Albawings – Tiranë – Piza dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim Belavia – Minsk – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik) Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim