Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, ka bërë sërish një thirrje për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e hetuesisë së BKH-së. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim shkruan se tashmë është koha për të marrë veprime kundër k rimit të organizuar në Shqipëri. Sipas saj, nuk duhet të tregoheni të kënaqur dhe të uleni, por të veproni.
“Koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Kjo është një mundësi për të bërë një ndryshim duke u bërë një hetues special i NBI. Afati i fundit i aplikimit është sonte në mesnatë. Mos u tregoni të kënaqur të uleni dhe të ankoheni – ngrihuni dhe veproni!”, shkruan ambasadorja e SHBA.