Autoriteti Rrugor Shqiptar nisi investimet për zëvendësimin e ndriçimit në aksin Pogradec-Lin, me gjatësi 16.5 km. Përmirësimi i sistemit të ndriçimit e bën këtë aks rrugor më të sigurt, si për automjetet dhe këmbësorët.

Aksi rrugor Lin-Pogradec konsiderohet një nga arteriet kombëtare me shumë rëndësi për turizmin. Një shëtitore mbi 16 kilometra përgjatë bregut të liqenit të Ohrit, e gjelbëruar në të dyja anët e saj dhe një korsi për lëvizjen me biçikletë dhe një rrugë e standardeve europiane është pamja e re e hyrjes në qytetin e Pogradecit. Turizmi familjar po njeh zhvillim në fshatin Lin të Pogradecit i njohur për pasuritë natyrore dhe kulturore në Juglindje të Shqipërisë.