Ish nënkryetarja e demorkatëve Jozefina Topalli refuzoi komisionin e ngritur nga Lulzim Basha për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet. Në një intervistë për Vizion Plus Topalli tha se nuk do ti pranojë asnjëherë truket politike që sipas saj i përdor lideri i opozitës. Topalli:”Zgjodha që të refuzoj karrigen dhe ti qëndroj asaj që unë besoj. Unë besoj që ajo ishte një truk që nuk bënte me PD. Nëse përdoret truku, sigurisht që unë nuk bie dakord. Unë kërkoj ndryshimin , ndryshimin brenda forcave politike për të sjell ndryshimin e situatës së vendit.” Për Topallin opozita e sotme është e pabesueshme dhe vetmja mënyrë që PD të çlirohet nga Lulzim Basha i cili sipas saj e ka marrë peng.

Topalli:” PD e ka detyre që të çlirohet nga peng marrja që do ët thotë një person që ka mbajtur karrigen e kryetarit të partisë ku me video është filmuar se ka falsifikuar votat , nuk mund të qëndrojë në krye të kësaj partie. Fakti që ai qëndron do të thotë se axhenda e tij është axhenda e karriges së tij por nuk është axhenda e shqiptarëve. Historia tjetër e tanishme është historia e nje axhende ekonomike që është zhvendosur gjithmonë axhendës politike dhe interesit publik. Një situatë e tillë sigurisht që shumica e shqiptarëve nuk pajtohen dhe ndaj janë pa alternativë. Tradhtia më e madhe që është bërë , është se është lënë vendi pas opozitë.” Kritikat e Topallit ndaj Bashës nuk datojnë sot por prej vitit 2005 kur ai erdhi në pushtet pasi sipas Topallit Basha ka vënë interesin ekonomik mbi parimet politike.

Topalli:” Ka dezertu nga detyra për të bërë betejën në parlament. Kur nuk do të ksihte qenë kaq e pamëshirshme dhe e keqe qeverisja nëse ato do të kishin qëndruar përballe në parlament. Nëse implikohesh në interesa të përbashkëta me oligarkë dhe të blejnë, të dhurojnë vila, qoftë ehd e pallate në vende të bukura në Vlorë, Durrës e Tiranë , Hamallaj etj sigurisht që ti nuk bën dot opozitë se të kanë blerë .Në momentin që behët lidershipi i opozitës nuk ka më opozitë . Ke një njeri që vendos dhe ty të quan artist . Sigurisht që të quan artist se po luan rolin. “Topalli ka dhe një përgjigje për të gjitha ata që e akuzojnë se po dëmton shansin e PD për të fituar zgjedhjet. Topalli:” Unë nuk mendoj për karrigen e Lulzim Basha dhe nuk më interesojnë hallet që ka Lulzim Basha. Sigurisht që më intereson që vendi im mos të shpopullohet. Sigurisht që më intereson që në vendin tim të mos rritet varfëria ekstreme .

” Sipas Topallit Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të madh që do ti japë goditje Edi Ramës ,Ilir Metës dhe Lulzim Bashës , tre politikanëve që bashkëpunojnë sipas saj dhe kanë marrë peng vendin. Topalli që njihet me epitetin “zonja e hekurt” është e gatshme që ti bashkohet një lëvizje të re. Topalli:” “Unë nuk kam marrë asnjë vendim për një gjë të tillë, por unë do të bashkohesha nëse do të shihja mundësinë që të rinjtë, njerëzit idealistë të fillojnë betejën kundër establishmentit.”