Seriali shumë i dashur turk “Çukur” ka ndërprerë xhirimet pasi një nga aktorët ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19. Bëhet fjalë për Kubilay Aka, të cilin e kemi parë në rolin e Xhelasun. Mësohet po ashtu se i gjithë stafi ka kryer testet dhe kanë rezultuar negativë, teksa Kubilay është izoluar dhe ndodhet në gjendje të qëndrushme shëndetësore. Më herët ditën e sotme u raportua se edhe aktorja shumë e njohur e telenovelave turke, Alina Boz, është infektuar nga koronavirusi.
Alina është izoluar në shtëpinë e saj dhe po tregon kujdes maksimal si për veten, ashtu edhe për të mos infektuar të tjerët rreth saj.