Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë një lajm të mirë për një 76–vjeçar nga Shkodra, i cili ka fituar betejën ndaj koronavirusit.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Manastirliu thekson se i moshuari pas 40 ditësh të vështira ai ka lënë spitalin ditën e sotme, i shëruar, për t’u kthyer pranë familjes.

“Pas 40 ditësh të vështira në spital në luftë me virusin e rrezikshëm, 76 vjeçari nga Shkodra u rikthye sot pranë familjes, pasi e ka mundur sëmundjen, falë punës së palodhur dhe përkushtimit të stafit mjekësor ✅
Mos e ulni vigjilencën?? të zbatojmë rregullat ?#COVID19?”,- shkruan Manastirliu.