Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Pa protokoll’ ku foli për zhvillimet e fundit politike.

Alibeaj u shpreh se nuk do të digjen më mandatet.

I pyetur nëse do të ketë një përsëritje të skenarit të vitit 2019 ku PD dogji mandatet, Alibeaj u shpreh se nuk do të ketë asgjë të tillë.

“Jo, opozita jonë do të marr pjesë në zgjedhje dhe do të fitojë edhe pse zgjedhjet do jenë të pandershme e të padrejta, ku pala tjetër po shpërndan formularë për të blerë vota.

Besoj se shqiptarët edhe për shkak të mllefit të regjimit, do të na japë mbështetje edhe më shumë seç e meritojmë” – tha Alibeaj.