Kryeministri i Kosovës ka prtiru në një takim ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze me të cilin ka biseduar marrëdhëniet dypaleshë dhe për mundësinë e e thellimit të bashkëpunimit sidomos në arsim dhe ekonomi.
Në këtë takim ambasadori i ri hungarez i ka rikonfirmuar mbështjetjen që do t’i japë Hungaria me një kredi prej 62 milionë eurosh që pritet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës. Gjithashtu ambasadori Bencze u shpreh se Kosova i ka përmbushur të gjitha detyrimet për liberalizimin e vizave.
“Hungaria konsideron se Kosova i ka përmbushur të gjitha detyrimet për liberalizimin e vizave”, theksoi ndër të tjera ambasadori József Bencze, i cili e ka siguruar kryeministrin Hoti se Hungaria do të vazhdojë ta mbështesë edhe më tej agjendën e integrimit europerëndimor të Republikës së Kosovës.