Përreth 2 vjet, në postin e Ministres së Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, në daljet e saj mban të njëjtin imazh: serioze, por e qetë, me të njëjtin stil veshjeje zyrtare, ku xhaketa dhe ngjyra e zezë janë të preferuarat e saj. Por nuk duket të jetë kështu, kur heq kostumin zyrtar.
Dhe nuk do e kishim mësuar, nëse Rafting Albania nuk do kishte nxjerrë fotot e saj të fundjavës, ku nuk ngjan fare, po hiç fare me ministren. Çunat dhe gocat e Rafting që e shoqëruan këtë fundjavë në Vjosë, shkruajnë poshtë fotove të saj: “Guidat profesionale te Albania Rafting Group u befasuan nga shpirti i saj i garës dhe i bashkëpunimit në grup”.
Nuk ka pse të befasohemi se ka një jetë përtej çdo profesioni dhe ministrja Denaj nuk bën ndryshim. Ndonëse nuk ndodh të ndajë momente nga jeta e saj private në publik, pasi për të lajm janë sukseset në punë./dritare.net