Apple ka lëshuar së fundmi në treg versionin e qarkut iOS 14, me disa përmirësime madhore si dhe me hile të tjera më të vogla për menyrën e funksionimit të iPhone. Një prej këtyre të fundit është opsioni i privatësisë i cili i jep përdoruesve më shumë informacion mbi mënyrën si dhe kur janë duke u përgjuar dhe ndalon aplikacionin përkatës ta bëjë këtë. Celulari i ri ka një dritë të gjelbër ose portokolli në cep që tregon se kur një aplikacion përdor mikrofonin apo kamerën e celularit tuaj. Nëse drita ndizet do të thotë se programet po përgjojnë përdoruesin.
Nëse drita është portokalli atëherë ajo i referohet mikrofonit të aparatit dhe nëse është e gjelbër do të thotë se po përdoret kamera juaj. Nëse kaloni me gisht poshtë në ekran, hapet dritarja e qendrës së kontrollit dhe tregohet se cili aplikacion po e bën këtë. Sinjali funksionon si për aplikacionet e vetë Apple ashtu dhe palë të treta apo ato pirate. Zakonisht përdoruesit parovojnë përdorime të caktuara gjatë instalimi të aplikacioneve, por deri tani nuk ishte ditur se kur e bënin ato këtë.
Opsioni është pjesë e disa ndryshimeve që Apple ka shtuar pas krtitikave për të qenë më transparent mbi të dhënat e përdoruesve. Apple ka marrë disa angazhime publike për privatësinë e përdoruesve teksa kreu ekzeutiv Tim Cook i është referuar asaj si “një nga të drejtat njerëzore”.