Në fund të vitit 2018, Cristiano Ronaldo rezultoi personazhi më i ndjekur në rrjetin social Instagram. Ndërsa në fillim të këtij viti, futbollisti i famshëm ka thyer një tjetër rekord, duke u bërë personi i parë që ka arritur plot 200 milionë ndjekës në llogarinë e tij. Tashmë ai numëron 237 milionë ndjekës dhe është figura më e ndjekur në Instagram.

Refordin e tij duket se e ka kapur së fundmi këngëtarja Ariana Grande, e cila ka arritur 200 milionë ndjekës në këtë rrjet social, duke u bërë femra e parë me këtë rekord dhe e dyta pas Cristianos. 27-vjeçarja ka lënë pas Kylie Jenner me 193 milionë ndjekës dhe këngëtaren Selena Gomez, e cila ka 190 milionë.