Bombë bërthamore, raketë apo hapësiroplan?

Një testatë bërthamore e re dhe e panjohur, raketë hipersonike “super duper” apo misteriozi hapësiroplan X-37B? Ja se çfarë mund të jetë “arma e pabesueshme” për të cilën Donald Trump ka folur me Bob Woodward, midis të dhënave të habitshme paraprake të librit “Rage”

“Një armë që askush nuk e ka pasur më parë”. Diçka e “pabesueshme” dhe “bërthamore”. Është një prej zbulimeve që Donald Trump i ka bërë gazetarit Bob Woodward, e dalë nga atë çka janë botuar paraprakisht lidhur me librin e tij Rage kushtuar presidencës së manjatit.

Fjalët e Trump

Fjalët që po bëjnë xhiron e botës duket se janë shqiptuar nga Trump gjatë rindërtimit të ngjarjeve që dalluan vjeshtën e 2017, kur tensioni midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut arriti pikun e tij, aq sa ushqeu frikërat e një përplasjeje bërthamore. E kështu, duke ju hapur Woodward, Presidenti do t’i rrëfente: “Kam ndërtuar një armë një sistem bërthamor… një armë që askush nuk e ka pasur kurrë më parë në këtë vend; kemi diçka që as nuk është parë e as nuk është dëgjuar kurrë; kemi diçka për të cilën Putin e Xi nuk e kanë ditur kurrë; ajo që kemi është e pabesueshme”. Sipas Washington Post, më pas vetë gazetari do të pyeste drejtuesit ushtarakë nëse ishte e vërtetë apo jo. Burime anonime ia kanë konfirmuar fjalët e Presidentit, duke u shprehur të habitura për zbulimin në fjalë. Kjo ka mjaftuar për ta përmbytur rrjetin me teori lidhur me armën për të cilën ka folur Trump.

Testata W76-2

Ekspertët dhe sajtet e specializuara bien dakord kur, mbi bazën e precedentëve të lëshura nga Presidenti në temën e armatimeve, konsiderojnë se i duhen marrë me rezerva deklaratat. Domethënë vështirë se bëhet fjalë për Bombën G, armën bërthamore me kobalt, që sipas teoricienëve mund ta asgjësojë jetën në Tokë. E kështu. Midis kandidatëve më të akredituar, ka përfunduar testata bërthamore më e re W76-2, vendosja e parë e së cilës i përket fundit të vitit të kaluar (komunikuar më pas në shkurt) nga ana e US Navz në bordin e USS Tennessee, nëndetëse e klasit Ohio për lëshimin e raketave balistike. Është zhvilluar tërësisht gjatë administratës Trump, e parashikuar në shkurtin e 2018 nga Nuclear Posture Review (NPR) dhe shpesh në qendër të debatit parlamentar (duke ndeshur opozitën demokrate). W76-2 është një variant i testatës të përdorur tradicionalisht në raketat Trident nga nëndetëset bërthamore amerikane. Armë moderne, është menduar që të rrisë potencialin shkurajues të forcës amerikane (më e besueshme, duke pasur parasysh intensitetin e ulët), por ka mundësi jo aq e “pabesueshme” siç përcillet nga fjalët e Trump.

“Super Duper”

Një tjetër kandidat është “super duper”, fruti i përshpejtimit të realizuar në raketat hipersonike nga Pentagoni vitet e fundit. Nga ana tjetër, Trump flet për “bërthamore”, por më pas kalon në “sistem arme”, kategori që mund të nënkuptojë si testatën, po gjithashtu edhe vektorin. “Super duper” quhet formalisht Common Hypersonic Glide Body (C – HGB), mjet me fluturues hipersonik me formë të sheshtë që kryen një fazë të parë të fluturimit balistik (i transportuar jashtë atmosferës nga lëshues të posaçëm) për të rizbritur më pas në një kënd më të ngushtë sesa raketat balistike tradicionale, duke fluturuar pa motor dhe duke e spostuar vazhdimisht trajektoren, duke e bërë kështu i paparashikueshëm; gjithçka qartazi me shpejtësi supersonike, më të lartë se Mach 5. Sistemi është testuar për herë të dytë nga US Navy dhe US Army 17 marsin e këtij viti në poligonin raketor të Kauai të Ishujve Hawaii, me lëshim nga platforma tokësore. Testimi i parë, në 2017, kishte parë në fakt lëshimin nga një nëndetëse e klasit Ohio.

Mburrja e Trump

Nuk dihet nëse sistemi i përmendur në libër është C – HGB. Me siguri që origjina e tij i paraprin administratës Trump, por nuk ka dyshim që vitet e fundit Shtetet e Bashkuara kanë përshpejtuar fuqishëm lidhur me teknologjitë hipersonike. Më shumë sesa lëvizjeve të Presidentit, merita është për t’ju atribuar preokupimeve për armatime të ngjashme në zhvillim në Rusi e Kinë. Gjithsesi, majin e këtij viti banori i Shtëpisë së Bardhë është mburru publikisht për sistemin, duke e quajtur “super duper missile” dhe duke specifikuar deri karakteristika më pas të përcaktuara nga drejtuesit ushtarakë si “të klasifikuara”: një saktësi prej 14 polshësh (rreth 35 centimetra) më 1000 milje (1600 kilometra).

Hapësiroplani

Hipoteza tjetër është se Trump i referohet X-37B, hapësiroplanit që majin e kaluar është nisur për misionin e tij të 6 në bordin e një rakete Atlas për llogari të US Space Force të re. Bëhet fjalë për “një dron hapësinor misterioz” për të cilin në vite janë përqëndruar teori të shumta, duke parë fshehtësinë e Pentagonit lidhur me programin. “Air Force disponon 4 copë X37-B dhe njëri prej tyre më 2017 vendosi rekordin e qëndrimit në hapësirë me 718 ditë, duke ushqyer hipoteza nga më të ndryshmet se çfarë po bënte në orbitë”, midis inteligjencës, vëzhgimit dhe eksperimenteve shkencore. Sipas disa vëzhguesve, mund të jetë në gjendje edhe të transportojë testata bërthamore, duke qëndruar në hapësirë për shumë kohë dhe duke vendosur të godasë në momentin e duhur.

Kandidatë më të vegjël

Mbeten pastaj kandidatë të tjerë për armën e “pabesueshme”, të përcjellë nga sajti i specializuar The Drive: testata W93 që mund të ngarkohet në raketat Trident D5 e lëshueshme nga nëndetëset amerikane; bombarduesi bërthamor me vëzhgueshmëri të ulët B-21 Raider dhe e gjithë shpura e raketave balistike, përfshi GBSD (Ground-Based Strategic Deterrent) e re. Së fundi, ka një mundësi të fundit që megjithatë nuk është për t’u përjashtuar, domtethënë që Trump as nuk ka ekzagjeruar, as nuk ka gënjyer. Që Shtetet e Bashkuara në fshehtësinë më të madhe kanë zhvilluar kohët e fundit një armë bërthamore krejtësisht të re?

(nga Formiche)

Përgatiti ARMIN TIRANA