Ka përfunduar mbledhja e përjavshme e PS dhe socialisti Taulant Balla bëri me dije se shumë shpejt PS do të depozitojë në Kuvend propozimet për Kodin Zgjedhor. Balla sqaroi se formula e propozuar prej tyre nuk është e “shpikur” prej tyre, por është një model që zbatohet dhe nga shtete si Kroacia, Belgjika, Holanda, Çekia.

“Lista e hapura tashmë janë fakt i pakthyeshëm , kushtetuta ka përcaktuar qartë që më 25 prill qytetarët të japin votën jo vetëm për partinë, por dhe për kandidatin. PS ka bërë publik një draft për këtë dhe ne këtë e diskutuam dhe në mbledhje. Ne e inkurajojme KP të gjejë gjuhën e përbashkët
për ndryshimet për kodin zgjedhur, dhe që të mos humbim më kohë në kuvend do depozitohen propozimet tona.

Unë shpresoj që dhe nga ana e opozitës jashtë të vazhdojmë diskutimin, i nxis të kontribuojnë me propozimet e tyre, drafti ynë i ka marrë parasysh 100 përqind të gjitha këndvështrimet dhe e të gjitha partive politike. Dua të garantoj çdo njeri që propozimi ynë zbatohet në vende që kanë përafërsi me ne, si Kroacia, Belgjika, Holanda, Çekia , pra që i japin mundësi qytetari të shprehin dy vota. Një shtet unitar si i joni, e ka të nevojshme, dhe mbi të gjitha kjo është e vetmja formulë që garanton dhe mbron barazinë gjinore. PS do të ketë në grupin e asaj parlamentare pas 25 prillit do ketë 1 të tretën gra”, tha Balla.