Avokat Kastriot Frashëri, ka ironizuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, I cili në një dalje televizive dy ditë më parë në “Opinion”, ndër të tjera tha se do të krijojë shtresën e mesme.

Në një postim në rrjetet sociale, Kastriot Frashëri shkruan se me teoritë e tij, Basha ia kalon edhe Makiavelit.

Sipas tij, as shkencat politike apo ato Humanitare që zhvillohen në Univeritetet më prestigjoze të botës deri më sot nuk njohin asnjë formulë se si mund të krijohen këto shtresat e shoqërisë njerëzore.

“K O M E D I A N Ë T

Lulzim Basha me premtimet e tij sfidon bindshëm edhe teoritë e Niccolo Machiavelli & Isaac Newton!

Nga haberet e shtypit mësojmë se Luli është zotuar dy ditë përpara bahçës së Fevos në Klan TV se qeveria e tij do të krijojë shtresën e mesme.

Shkencat politike apo ato Humanitare që zhvillohen në Univeritetet më prestigjoze të botës deri më sot nuk njohin asnjë formulë se si mund të krijohen këto shtresat e shoqërisë njerëzore, ndërsa shkolla e Lulzim Bashës, duker se bën dallim në shoqërinë allaturka shqiptare, se mendojnë se priren vetëm nga teoritë makiaveliste dhe pasi e lartësoi PD dhe demokratët në majat më të larta të politikëbërjes shqiptare dhe pushtetit politik nën drejtimin e tij, premton se në qeverisjen e tij synon të krijojë shtresë të mesme që sipas shkopit të tij magjik që do të thotë “nqs se sot janë 20 mijë, të bëhen 50 mijë, të bëhen 100 mijë, të bëhen 200 mijë, të bëhen 600 mijë shqiptarë”.

Jo vetëm kaq, por ai tha se me politikat e tij, për çlirimin e ekonomisë nga oligarkia, në 4 vitet e ardhshme shqiptarët nën mbretërinë e tij do të jenë më të pasur. Nuk e di nëse do bëhet ndonjëherë kryeministër ky Luli ynë, me çfarë ka ndodhur nga bëmat e tij, por një gjë eshtë e sigurtë nëse do ti mbajë dot premtimet e tij!

Kaq për sot, ju lutem, në pritje të komedianit të radhës…”-shkruan avokat Kastriot Frashëri.