Demokratët e Qarkut të Beratit do të votojnë të hënën për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Qarku i Beratit, me 8 mandate, ka një numër të madh kandidatësh potencialë për deputetë. Në garën e parë tek anëtarësia janë 26 emra për të cilët, sipas degës ku kandidojnë, demokratët kanë të drejtë të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një emër.
Megjithe deklaratat e forta, perbetimet per besnikeri ndaj PD dhe sulmet ndaj Rames, Lefter Maliqi nuk eshte ne listen prej 26 emrave qe do te garojne neser ne qarkun e Beratit. Tani i ka mbetur vetem LSI si opsion!