Kryetari i opozitës Lulzim Basha është shprehur se Shqipëria ka të dhënat më të këqija në rajon për numrin e të infektuarve për shkak të Pandemisë nga COVID-19. Mesa duket kreu i opozitës nuk ju është referuar të dhënave, por ka vijuar me retorikën e tij boshe madje duke përfituar të bëjë politikë me pandeminë e cila ka mbërthyer mbarë globin e jo vetëm Shqipërinë.

Teksa Basha vijon të bëjë politikë mbi një fatkeqësi siç është pandemia e shkaktuar nga virusi rrezikshëm, prej më shumë se 6 muajsh puna nga strukturat shëndetësore nuk ka ndalur në përballjen me SARSCOV2, falë së cilës sot vendi ynë rezulton me një mesatare të rasteve të reja me numrin më të ulët në rajon. E vërteta është se, sipas të dhënave të publikuara në Qendrën Europiane e Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve dhe Worldometer: Shqipëria ka numrin e rasteve 4,654 për 1 milion banorë, ndërkohë Bashkimi Europian, Britania e Madhe, Zvicra ka një mesatare prej 6,272 raste për 1 milion banorë. Mesatarja e rajonit është 6,655 raste për 1 milion banorë, të cilat janë substancialisht më të larta krahasur me Shqipërinë.

Ndërsa kreu i opozitës Basha deklaroi se edhe numri i vdekjeve është i lartë, të dhënat zyrtare flasin ndryshe. Numri i vdekjeve të regjistruara që prej fillimit të pandemisë për 1 milion banorë në Shqipëri është 132 dhe është shumë më e ulët se sa mesatarja Bashkimit Europia, Britanisë së Madhe dhe Zvicrës me 363) dhe mesatarja e rajonit 197.