“Tirana dhe Durrësi së shpejti do të jenë më afër se kurrë falë rindërtimit të hekurudhës që lidh dy qytetet. Ky projekt i financuar nga BE me vlerë 35.5 milionë euro do të kursejë kohë të çmuar për udhëtarët dhe studentët dhe do të nxisë bizneset në dy qytetet më të mëdha të Shqipërisë”, shprehet Delegacioni i BE-së.
BE po mbështet Shqipërinë për të përmirësuar rrjetin e saj rrugor, hekurudhat, infrastrukturën detare dhe pikat e kalimit të kufirit.