Nga Amarildo Pregapuca/
Besa të vetmin problem që ka, është se foli në anglisht në tërë punën e saj dhe në tërë fjalët e saj. Turi është një anglez (perëndimor) që bëri dhe shumë mendje të bukura, të çorientohen vetëm se kishte emrin Turi dhe të mos kuptonin thelbin. Se Turi, në fakt është prodhim i një studimi 100-vjeçar nga psiko-analistët dhe uni-t më të suksesshëm të botës, ku me 4-përgjigje të dhëna, ndan atë që studimin e ka lëkurë, me dike që studimi i bëhet vetë. Në çdo aplikacion për nivelet më të larta të punësimit në perëndim, ke një formular, që duhet të kuptosh se ç’bëri Turi dhe në përgjigjen tende, ai kupton nëse ti je një lider, një llafazan, një psiko apo një dembel me probleme.
Një Tur e gjen për të kuptuar idetë e tua pa pasur nevojën të pyesësh se çfarë lexon, je i majtë apo i djathtë, ç’mendon për racizmin dhe nëse do ta rrahësh një klient që gabon apo do mundohesh t’i japësh një zgjidhje problemit. E lexova dhe letrën e fundit të Besës për të kuptuar dialektin. Foli Anglisht (hë ky ish gabimi) dhe s’na u drejtua ty dhe mua, njerëzve normale, s’iu drejtua as shqiptarëve, por në fakt iu drejtua atyre që të çajnë dërrasat se si regjimi hoqi gegnishten nga gjuha letrare dhe sapo Besa edhi, gjënë e parë atakuan kosovarçen saj, të njëjtët fundërrina domethënë. Besa mund të ketë bërë 100-gabime, por ka qenë gjëja më e bukur e përkushtimit në punë, që ka parë Ministria e këtyre 30-vjetëve dhe shembulli më i bukur. Sa do doja që dhe ime bije t’i ngjante asaj, por me një rrogë të paktën mbi 500-mijë euro në vit, që ta shtynte disi, kur çdo ‘zgjebs’, do të kishte detyrë t’i gjente gabimet.