Dy vëllezërit më në zë të showbiz-it shqiptar, Mozzik dhe Getinjo, kanë qenë të pandarë nga njëri-tjetri që në fëmijëri. Madje, jeta i drejtoi në të njëjtën rrugë dhe tashmë të dy merren me muzikë, duke qenë sigurisht mbështetësit më të mëdhenj të njëri-tjetrit. Në rrjete sociale nuk kanë munguar herë pas here poza të ëmbla nga fëmijëria e djemve, të cilët dikur ngjanin aq shumë saqë ngatërroheshin edhe për binjakë! E tillë është edhe foto e fundit e publikuar nga Getinjo në Instagram.
Reperi ka ndarë një pozë me vëllain e tij dhe rrjeti u bë lëmsh për t’i dalluar. Cili është Getinjo dhe cili Mozzik?
Në një tjetër postim, reperi ka publikuar një foto të vjetër me mamanë e tyre, ndërsa shkrimi krahas fotos na i ngrohu zemrat.
“Me pak sene,amo jem kon t’lumtur ?. Familja është gjithçka”- shkruan Getinjo krahas postimit. Dy djemtë kanë treguar gjithmonë se dikur bënin një jetë tepër të thjeshtë dhe me shumë mund dhe punë të pastër, arritën të bëhen këta që janë sot.