Britania e Madhe i kërkoi Bashkimit Europian të japë prova për më shumë realizëm për rifillimin e negociatave të vështira mbi marrëdhënien post-Brexit, duke konfirmuar përgatitjet në kuadër të një “no-deal”.
Ten sioni është rritur sërish mes Londrës dhe Brukselit me afrimin e fundit të periudhës së tranzicionit, gjatë së cilës rregullat europiane vazhdojnë të aplikohen në tokën britanike, deri në fund të dhjetorit, ndërkohë që negociatat që parashikojnë arritjen e një marrëveshjeje për tregtinë e lirë mbeten të bllokuara.
“BE duhet të jetë më realiste në lidhje me statusin tonë si një vend i pavarur”, theksoi negociatori britanik David Frost në një deklaratë duke shtuar se nuk kemi më mundësi të ndalemi në të njëjtat gjëra pas gjashtë muajve dialog.
Britania e Madhe u largua zyrtarisht nga BE në 31 Janar, gati katër vjet pas një referendumi historik që shënoi fundin e pothuajse 50 viteve të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Por ajo mbetet e qeverisur nga rregulloret europiane deri në fund të dhjetorit, ndërsa të dy palët përpiqen të përfundojnë një marrëveshje të tregtisë së lirë.