69% e të punësuarve në sektorin e bujqësisë janë kryesisht në zonat fushore të vendit, atje ku dhe bujqësia është më e zhvilluar dhe potencialet janë edhe më të mëdha. Ndërsa 30.8% janë të angazhuar me punë në bujqësi, (ku dominon blegtoria) në zonat malore. Sipas statistikave nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, 43 418 fermerë në të gjithë vendin rezultojnë të vetëpunësuar në bujqësi dhe që kanë paguar sigurime shoqërore në buxhetin e shtetit në 6-mujorin e parë të këtij viti.

Të ardhurat e mbledhura nga punësimi në bujqësi arrijnë në 773 milionë lekë, ku rrjedhimisht kontributin më të madh e japin zonat fushore. Numri më i lartë i kontribuesve të vetëpunësuar në bujqësi si përqindje ndaj totalit, regjistrohet në Tiranë, e ndjekur nga Fieri dhe Durrësi.

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi që adreson financim të drejtëpërdrejtë për fermeret dhe progarmi IPARD përmes granteve për investime në këtë sektor, krahas politikave fiskale lehtësuese, po shërbejnë si nxitës jo vetëm në rritjen e prodhimit bujqësor vendas por edhe të angazhimin të forcave të reja në punë në bujqësi, ku trend pozitiv po shënon punësimi në agroturizën.