Edin Dzeko është në garë për t’u bërë qendërsulmuesi i ri i Juventusit, ndërsa mbrëmë shënoi kundër Italisë në Ligën e Kombeve. Bomberi boshnjak, pas barazimit 1-1 me axurrët, mori vlerësimet maksimale të Leonardo Bonucci. Kapiteni i ekipit kombëtar irtalian, duke folur për RAI, e vlerësoi shumë 9 e Romës: Edin është një lojtar i shkëlqyer, i klasit botëror. Ai i ka të gjitha: teknikë, vrapim dhe driblim. E vendos çdo mbrojtje në vështirësi. Kujtojmë se Dzeko, së bashku me Suarez dhe Cavani janë në listën e dëshirave të Zonjës së Vjetër për qendërsulmues.

Pirlo e pëlqen shumë boshnjakun, të cilin e sheh si partner ideal të CR7 dhe zëvendësues të denjë të Gonzalo Higuain. Ky i fundit nuk është në planet e trajnerit të ri të kampionëve të Italisë.