Në bypass-in e Shkodrës puna po vijon me ritme të larta për përfundimin në kohë sa më të shpejt të kësaj vepre. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se projektit i janë shtuar edhe elemente urbanë, si trotuaret, korsitë e biçikletave, ndriçim dhe gjelbërim, duke shërbyer edhe si një shëtitore për qytetarët. Bypass-i i Shkodrës me gjatësi 6.5 km përbëhet nga 2 lote, ndërsa investimi shkon në total 17.5 milionë euro. Në lotin e parë punimet kanë përfunduar në 66% të volumit, gjithashtu edhe disbursimi financiar, ndërkohë që në lotin e dytë ka përfunduar 44% e volumit të punës
Bypass-i i Shkodrës është një projekt i rëndësishëm për infrastrukturën dhe transportin. Ndërtimi i këtij bypass-i anashkalon kalimin përmes qytetit duke lidhur aksin Tiranë-Shkodër me aksin Shkodër-Hani i Hotit. Projekti parashikon edhe ndërtimin e trotuareve për këmbësorët dhe korsi biçikletash. Në të gjithë vendin janë të hapura disa kantiere ndërtimi në infrastrukturën rrugore, çka pritet të kenë një ndikim të madh në zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.