Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij italiane Monica janë ndër çiftet më interesante në Shqipëri.Prindër të dy fëmijëve, djalit Boiken dhe vajzës Enkeleida, herë pas herë ata ndajnë momente gazmore së bashku në rrjetet sociale, ku nuk ngurrojnë të shprehin dashurinë që kanë ndaj njëri-tjetrit.Ish-kapiteni veçse ishte një lojtar i shkëlqyer njihet edhe për natyrën e thjeshtë dhe plot humor në familje dhe shoqëri.Së fundmi, ish-kapiteni i Kombëtare publikoi video ku tregoi se bashkëshortja e tij po gatuan për herë të parë pas dy muajsh.Në video shihet Monica që po gatuan dhe kjo sipas ish-futbollistit është një ditë për tu mbajtur mend.08.09.2020. Ditë për t’u mbajtur mend. Monica Cana më në fund po gatuan pas 2 muajsh, shkroi dje Lorik Cana, krahas videos.Ai më herët gjatë pushimeve publikoi imazhe duke e “ndëshkuar” bashkëshorten, teksa jashtë dëshirës së saj, e hodhi nga jahti në det.