Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të shoqatave që kanë në fokus fëmijët aftësi të kufizuara, me të cilët ka diskutuar mbi mënyrat e zbatimit të udhëzuesit për fillimin e vitit të ri shkollor.
Sipas ministres Shahini, mbajtja e maskave në shkollë, distancimi fizik e social, kujdesi i shtuar në respektimin e rregullave anti-COVID, mësimi në kushte shtëpie etj., janë tema që kërkojnë vëmendje maksimale.
Mesazhi i Shahinit:
Me përfaqësues të shoqatave që kanë në fokus fëmijët aftësi të kufizuara, ditën e sotme diskutuam mbi mënyrat më të mira të zbatimit të udhëzuesit për fillimin e vitit të ri shkollor.
Mbajtja e maskave në shkollë, distancimi fizik e social, kujdesi i shtuar në respektimin e rregullave anti-COVID, mësimi në kushte shtëpie etj., janë tema që kërkojnë vëmendje maksimale dhe një tjetër lloj përkushtimi kur bëhet fjalë për nxënësit me AK në sistemin e arsimit parauniversitar.
Si #MASR, e cila ka përherë prioritet gjithëpërfshirjen, ne jemi të përgatitur që edhe në kushtet e vështira në të cilat po punojmë sot, të ofrojmë cilësinë më të mirë arsimore për nxënësit me AK.