Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish ak uzat e opozitës për një marrëveshje të mundshme me palën greke rreth ujërave territoriale. I pyetur në ‘Opinion’ Rama tha se e gjithë atmosfera u krijua duke u bazuar mbi thashetheme. Ai nuk kurseu aku zat për ish-qeverinë Berisha, teksa përsëriti se Sali Berisha dhe Ilir Meta janë autorët e shitjes së detit me firma dhe vula.

“Nuk bëhet marrëveshja për ta ndarë detin me shporta. Marrëveshja quhet e tillë kur ekziston. Që ajo të ekzistojë duhet të ketë firma, vula dhe jo vetëm kaq. Por ajo nuk është e vlefshme edhe me firma e vula deri kur kalon në disa etapa. Pra nëse ka një grup negociator të ngarkuar nga Presidenti, ky grup mund ta bëjë sipas opinionit të tij një marrëveshje. Por ajo nuk do të ishte e vlefshme nëse nuk shkon te Kuvendi, te Presidenti.

Presidenti aktual ka thënë se do ta çojë marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese. Por duke qenë se mjedisi shqiptar ushqehet me thashetheme, kemi arritur në absurdin që një vend i tërë u përfshi në një thashethem që lindi nga hiçi. Kryeministri Micotaqis nuk ka folur fare për ndonjë shtrirje në ujërat që janë objekt i kësaj negociate. Ai ka folur për një parim që nuk është i aplikueshëm në raport me Shqipërinë. Sepse nuk përmbushen kushtet. Pra ai ka folur për një të drejtë sovrane të tijën dhe ka qenë korrekt. Ka folur kur po ratifikohej marrëveshja e ujërave me Italinë.

Ai flet për detin dhe këtu plas peshku. Që ta dini, Sali Berisha, Ilir Meta janë në grupin e peshkatarëve. Këto janë autorët e një marrëveshje që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Ndërsa Monika e skuq peshkun, nuk e kap” – tha Edi Rama. /javanews