Këngëtari Seldi Qalliu vetëm pak ditë më parë na prezantoi me partneren e tij, modelen Sindi Çela. Gjatë kësaj kohe, çifti nuk i ka kursyer daljet televizive. Së fundmi, të ftuar së fundmi në emisionin “Why Not” dyshja tregoi se gjithçka mes tyre ka ardhur në mënyrë spontane dhe se muajt e karantinës i kaluan bashkë.

E pyetur se çfarë mendon Sindy për Mimoza Shkodrën, përgjigja ka qenë e menjëhershme dhe i ka surprizuar të gjithë. “Mendoj se është një këngëtare shumë e mirë. Edhe më bëhet qefi që është ndarë se tani Seldi është me mua”, është shprehur modelja. Kujtojmë që Seldi i dha fund marrdhënies me këngëtaren Mimoza Shkodra 2 vite më parë.