Artistët e njohur Estto dhe Çiljeta Xhilaga këtë të diel pritet të sjellin projektin e ri muzikor, njëherësh bashkëpunimin e tyre të dytë.

Dyshja, të cilët janë shumë të pëlqyer nga publiku, bënë të ditur se kënga e re mban titullin “Zemër”. Megjithatë, një postim i fundit i ndarë nga artisti pejan në InstaStory ka bërë kuriozë të gjithë.

Kjo meqë ai ka publikuar një pjesë nga klipi i ri, ku duket se është shfaqur duke shkëmbyer puthje me Çiljetën.

Fragmenti i shkurtër i tij mori reagime nga më të ndryshmet, megjithëse presim të shohim videoklipin e plotë. Në anën tjetër, Çiljeta po e shijon në maksimum lidhjen me futbollistin e Kombëtares Shqiptare, Alban Hoxhën.