Humbja në finale kundër Bayern Munchen nuk ka demoralizuar aspak sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe. Ky i fundit ka folur pas fitores së Francës kundër Suedisë me golin e tij. Ai u ngacmua nga gazetarët në lidhje me finalen e humbur dhe u shpreh. Shumë ekipe kanë humbur finalet dhe i kanë fituar ata vitin pasardhës. Duhet të bëjmë mirë. Shpresoj të ndodhë kështu dhe të qëndrojmë të fortë në vazhdim, – tha ai. Mbappe duket në formë dhe do të udhëheqë PSG drejt fitimit të titullit.