Një sistem i dendur vranësirash sjell rrebeshe shiu intensive në veriperëndim dhe orët e para të së shtunës shtrijnë reshjet mesatare dhe intensive në të gjithë vendin duke sjellë rr ezik për përmbytjet lokale. Parashikohet permirësim i motit vetëm pas mesditës së ditës së shtunë. Por reshjet mbeten prezente edhe ditën e diel.
Ndërsa e hëna sërish sjellë shtrëngata shiu. Vendet e Rajonit paraqiten në të njëjtat kushte atmosferike, ku më problematike paraqitet dita e shtunë dhe e hëna.