COVID-19 frikëson edhe Premier League pasi brenda një jave kanë rezultuar 10 persona pozitiv, përfshi këtu anëtarë të stafeve dhe lojtarë. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, Liga angleze e futbollit ka bërë publike të dhënat e fundit: nga 21 shtatori deri më 27 shtator i janë nënshtruar testit 1595 persona, lojtarë, staf nga ku 10 kanë rezultuar pozitiv.
Mes tyre tashmë janë bërë publik, 2 lojtarë të West Ham dhe trajneri David Moyes. Sipas protokollit sanitar anglez, personat që kanë rezultuar pozitiv janë të detyruar të qëndrojnë 10 ditë në izolim.