Kirurgu Arben Beqiri ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjekes se njohur Zyliha Kraja, e cila humbi jetën nga koronavirusi. Me nje shenim te gjate ne faqen e tij ne Facebook, Beqiri kujton kohet e arta te bahskepunimit ne nje mjedis, e me mjeke te jashtezakonshem, qe sic shkruan, nuk do t’i harroje kurre. Nje muaj me pare me telefonoi, per te me shprehur opinionin e saj per nje emision mbi mjeket e rinj. Ishte me te drejte krenare qe ne moshen e saj 80 vjecare dilte cdo dite ne spital dhe shprehej se do vazhdonte deri sa te mos kishin nevoje per te! Falenderonte ekipin aktual te mjekeve, trashegimtare te denje te brezit vjeter, qe i krijuan nje ambient te kendshem pune. Ai ambient profesional me shoqeron gjate gjithe karieres time si kirurg! shkruan ai.
Mesazhi nga Arben Beqiri Zyliha Kraja, nje emer, qe me ka percjelle qe kur kam qene student ne mjekesi dhe shkoja pas Dr. Ali Spahise per praktike ne Spitalin Jorgji Karamitri! Spitali i Shkodres kishte mjeke te medhenj, shume te afte per nga profesioni, te jashtezakonshem per nga personaliteti, shpirtera te lire e te panenshtruar edhe ne diktature! Mark Mirashi me nje disipline Gjermane dhe teknike kirurgjikale te paster, Ramiz Hafizi nje erudit qe mund te barazohej vetem me nje biblioteke, Ferit Hoti me nje humor dhe ironi pozitive qe nuk linte asnje ta zinte gjumi, dhe per nga pergatitja fizike krahasohej edhe me nje kampion te peshengritjes.Zamir Shazi aq i sjellshem dhe etik gjithmone i gatshem te te ndihmonte dhe te ftonte ne operacione.
Ali Spahia kirurgu i jashtezakonshem qe kishte realizuar ne Dukagjin nderhyrje qe ishin jo te lehta per kolege ne qendra universitare, qe burgu politik nuk e pengoi te ishte me i liri mbi te gjithe, qe udhehoqi levizjen demokratike te Dhjetorit ne Shkoder. Dhe ne mes tyre qendronte e vetmja femer, kirurge, drejtuese, ekuilibri, dhe disiplina e nje grupi kirurgjikal me vibranti, me intelektuali dhe me i jashtezakonshmi qe kam pare ndonjehere kudo ku kam qene e kam udhetuar (dhe kam pare e udhetuar jo pak), Dr. Zyliha Kraja!
Dita e punes ne kete mjedis ishte e vecante, njri te sillte nje liber te ndaluar, tjetri recitonte me qindra vargje te Dostojevskit, nje tjeter kendonte opera, dikush recitonte me qindra vargje te Lahutes se Malesise se Fishtes kujdesi per pacientet me ato kushte dhe mjete ishte i jashtezakonshem. Lejla Tukiqi nje tjeter kirurge e talentuar me te drejte shprehej mezi pres te shkoj ne pune ne mengjes. Ishte e plotesisht e vertete! Te gjithe prisnim me padurim. Sot dirigjentja e kesaj orkestre virtuoze nuk eshte me mes nesh! Covid 19 u fut tinezisht mes saj dhe pacienteve pasi sa ishte ne kembe ajo nuk u nda pre tyre. Nje muaj me pare me telefonoi, per te me shprehur opinionin e saj per nje emision mbi mjeket e rinj. Ishte me te drejte krenare qe ne moshen e saj 80 vjecare dilte cdo dite ne spital dhe shprehej se do vazhdonte deri sa te mos kishin nevoje per te! Falenderonte ekipin aktual te mjekeve, trashegimtare te denje te brezit vjeter, qe i krijuan nje ambient te kendshem pune. Ai ambient profesional me shoqeron gjate gjithe karieres time si kirurg!
Do na mungoje Dr. Zyliha Kraja!