Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i të identifikuarve me infeksionin e koronavirusit është rritur në 31 milionë e 880 mijë. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins totali i vdekjeve në botë ka shkuar në afro 977 mijë.
Në grafikun e pandemisë, SHBA kryeson renditjen me 202 mijë vik tima dhe afro 7 milionë raste infeksioni, e ndjekur nga India, Brazili dhe Rusia.
Rastet e koronavirusit të konstatuara deri më tani në Europë kanë tejkaluar pragun prej 5 milionë rasteve. Gjatë 24 orëve të fundit Franca regjistroi më shumë se 13 mijë të prekur nga Covid, saktësisht 13 072, si dhe 43 vik tima. Në vend, totali i të identifikuarve më koronavirusi, që prej fillimit të pandemisë është rritur në 481 141 kurse totali i vik timave ka shkuar në 31 459. Në kryeqytetin francez, incidenca e Covid-19 prek 204 banorë për çdo njëqind mijë
Qeveria franceze ka përfshirë kryeqytetin në listen e zonave “super të kuqe” për përhapjen e koronavirusit dhe rreziqet e infektimit. Bashkia e Parisit paraprakisht ka vendosur ndalimin e shitjes së alkoolit pas orës 20 të mbrëmjes, uljen deri në dhjetë të numrit të njerëzve në tubime dhe pjesëmarrjen në ngjarje madhore nga 5,000 deri në 1,000 njerëz.
Sidoqoftë, ende nuk ka kufizime në lidhje me transportin apo oraret e funksionimit të bareve dhe restoranteve. Gjithsesi priten masa të reja kufizuese që do të ndikonin më tej në jetën ekonomike dhe shoqërore të kryeqytetit.