Futbollisti Yaya Toure është larguar nga Soccer Aid pasi u vetëofrua që të merrte punonjëse se ksi për shokët e tij të skuadrës. 37-vjeçari, i martuar, u mburr para shokëve se mund t’u sillte 19 vajza në hotelin e tyre për të kryer marrëdhenie para ndeshjes, e cila do të zhvillohej për bamirësi në emër të UNICEF. Teksa po komunikonin në rrjetet sociale, Toure postoi një video por nog rafike në grupin e WhatsApp-it, në të cilën shfaqej një grua la kuriq në tualet. Kjo shkaktoi reagimin e shokëve të ekipit, të cilët e detyruan babanë e tre fëmijëve që të fshihte videon. Një person i brendshëm tha për mediat britanike: Të gjithë në Soccer Aid ishin të neveritur nga mesazhet e Yaya. Ai filloi të thoshte se mund të merrte 19 femra si ajo në video që të na ‘kënaqnin’ pas ndeshjes. Mesfushori Yaya, i cili vjen nga Bregu i Fildishtë, më parë ka luajur për Manchester City, por u largua nga klubi në vitin 2018. Ai është baba i tre fëmijëve dhe publikisht, besimtar i devotshëm mysliman.