Ish-trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biassi e ka nisur me humbje aventurën e re me Azerbajxhanin. Në ndeshjen e parë për Ligën e Kombeve ai u mposht me përmbysje 1-2 nga modestës e Luksenburgut.
Në pjesën e parë Azerbajxhani edhe pse me një lojtar më pak arriti të kalonte në avantazh, ndërsa në fraksionin e dytë përfaqësuesja e Luksenburgut e përmbysi.