Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar përmes një statusi në twitter lidhur debatet që ka përfshirë politikën për listat dhe koalicionet. Ajo vë theksin se çdo ndryshim i bërë përtej kësaj marrëveshjeje duhet bërë me mirëbesim.
Postimi i plotë në twitter:
“I kujtojmë Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit Lulzim Basha, si dhe drejtuesve të tjerë për të gjithë premtimet e bëra në lidhje me 6/5 dhe çdo masë përtej 6/5. Angazhimi, propozimet dhe kundër-propozimet duhet të jenë me mirëbesim. Shtetet e Bashkuara do t’ju mbështesin gjithmonë, por ju, udhëheqësit e Shqipërisë, jeni pala përgjegjëse”.