Deputeti i PS në Vlorë, Edmond Leka ka fituar betejën me COVID-19 pas një periudhe disa ditore. Leka thotë se më në fund ai tashmë është pranë familjes, teksa nuk rresht së falenderuari doktorët dhe profesorët Najada çomo, Tritan Kalo, Pëllumb Pipero, Nivela Gjermeni dhe stafin e Infektivit. Deputeti u shtrua në gusht tek spitali COVID-1 madje trajtohej dhe me oksigjen.

Ai gjithashtu pasi kaloi këtë sfidë ka një mesazh për të gjithë, duke u bërë apel që të kujdesen më shumë për veten dhe njerëzit tanë të dashur pasi jeta është e bukur kur e jetojmë me shëndet të plotë.

STATUSI NGA EDMOND LEKA:

Mbas një periudhe të gjatë disa ditore me Covid-19, më në fund pranë familjes dhe njerëzve të mi të dashur që ndenjën…

Gepostet von Edmond Leka am Montag, 7. September 2020