Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Serbia dhe Kosova u pajtuan që të normalizojnë marrëdhëniet ekonomike, duke e cilësuar këtë një kthesë të madhe pas më shumë se një dekade që kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Më poshtë është dhe teksti i plotë i marrëveshjes, që ka karakter ekonomik.

Kosova dhe Serbia pajtohen të lëvizin përpara me normalizimin ekonomik duke u pajtuar në pikat e mëposhtme: Të dy palët do të implementojnë marrëveshjen për autostradën Prishtinë – Beograd të nënshkruar më 14 shkurt, 2020.

Të dy palët do të implementojnë marrëveshjen e hekurudhave Prishtinë – Beograd të nënshktuar më 14 shkut, 2020. Ndërsa në paragrafin e fundit të marrëveshjes thuhet se Kosova dhe Izraeli janë dakorduar të njohin njëri-tjetrin.