Borussia Dortmund ka fituar në xhiron e parë të Bundeligës duke e mposhtur me rezultat të pastër Borussia Monchengladbach. Haaland ka shkëlqyer në këtë ndeshje duke shënuar dy gola Borussia Dortmund ka fituar sonte në Signal Iduna Park duke e mposhtur me rezultat 3-0 Borussia Monchengladbach. Ishte një ndeshje që u dominuan nga vendasit, sidomos në pjesën e dytë.
Pjesa e parë ishte më e balancuar, me Monchengladbach që pati disa shkëndija të rrezikshme para portës së Burkit.Por, Dortmundi do të reagonte dhe goli i parë për ta do të vinte 10 minuta para përfundimitë të pjesës së parë. Jude Bellingham, i riu anglez që u transferua të Dortmund pasoi tek Reyna dhe ky pasi bëri një kalim në zonë shënoi për golin e parë në minutën e 35-të.
Në pjesën e dytë Dortmund e dominoi takimin dhe e meritoi edhe fitoren. Në minutën e 53-të, Monchengladbach do të shkaktonte penallti, të cilën pa problem në gol do ta shndërronte Erling Haaland.
I njëjti s ulmues i dha vulë këtij takimi duke shënuar edhe golin e tretë në minutën e 77-të, kësaj here i asistuar nga Jadon Sancho.Pas xhiros së parë në Bundesligë, Dortmund rënditet i treti pas Bayernit dhe Hertha Berlinit. Ndërkohë që Monchengladbach gjendet në pozitën e 17-të.