Moti i keq dhe deti i dallgëzuar ka penguar lëvizjen e trageteve në dy anët e Adriatikut.
Kapiteneria e portit detar të Durrësit bën me dije se tragetet nuk janë nisur natën e kaluar nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas.
Shkak është bërë forca prej 7 ballësh në det të hapur. Pranë brigjeve situata detare ka qenë më e qetë. Tragetet e linjës janë nisur vetëm mëngjesin e sotëm nga Durrësi dhe nga Bari, për të mbërritur në portet respektive pas mesditë.