Një tjetër investim i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor ka marrë jetë, duke pasur në fokus përmirësimin e mjediseve të punës dhe shërbimit ndaj qytetarëve. Në DRSHTRR Durrës po vijon me ritme të larta puna për riparimin e plotë të godinës, një investim i cili do të bëjë të mundur transformimin e kushteve, në të cilat ofrohen shërbimet për qytetarët pranë kësaj drejtorie.
“Vijon puna në DRSHTRR Durrës për brandimin e objekteve, veshjet strukturore, izolime e sistemime hapësire e jashtme funksionale dhe me çdo element orientues e sinjalistik për një shërbim automotorizimi edhe më dinjitoz si kushte e prezantim”, deklaroi sot kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja.
Punimet pasohen edhe nga ndërhyrje në ambiente mbështetëse në poligonin e testimit dhe për çlirimin nga kioskat e rrëmuja e trashëguar. Krahas rehabilitimit të ambienteve, sistemet e reja kompjuterike që do të aplikohen, do të shkurtojnë kohën e pritjes për qytetarët, por njëkohësisht do të lehtësojnë edhe punën e punonjësve të kësaj DRSHTRR-je.