Më 18 qershor Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë. Prej asaj kohe Jonida dhe Besniku kanë ndarë vazhdimisht foto me Emin, por asnjëherë një shkrepje ku t’i dukej portreti i saj.

Vetëm tani Jonida ka vendosur të na prezantojë me të bijën, duke mos i rezistuar tundimit të rrjeteve sociale për të ndarë pamjen e vogëlushes që duket se ka marrë nga të dy prindërit.

“Sonte donim t’ju prezantojmë Emin tonë, e cila ju përqafon shumë. P.S. Besniku sigurisht komenton: E bukur si baba vet”,-shkruan Jonida përkrah dy fotove ku shfaqet duke mbajtur vogëlushen në krah.