“E kanë Shqipërinë pronë private dhe as që pyesin për ju si votoni”, iu drejtua sot zëvendëskryeministri Erion Braçe qytetarëve, duke komentuar deklaratat e fundit të Presidentit Ilir Meta dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. “Një herë, në televizionin e tyre thanë se nga President do iki kur t’i teket, domethënë kur t’i duhet pushtet edhe më shumë, pra kryeministër. Dhe do bëhet i tillë ose zëvendëskryeministër, por patjetër ministër i Brendshëm”, tha Braçe.
Ai komentoi edhe deklaratat e Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi. “Herën tjetër, domethënë dje, në televizionin tjetër të tyre thanë se po të dojë të bëhet ministër i Brendshëm nga President!!!!!!, sepse kryeministër, ne që vendosim, domethënë kjo dhe Lyli, kemi Lylin”, shtoi Braçe.
Braçe tha se “ata e kanë Shqipërinë private dhe kanë lindur për të kaluar nga një karrige në tjetrën”.
“Po njerëzit dhe vota e tyre?! Mos kini asnjë iluzion, as që pyesin për ju, si ju votoni. E kanë private Shqipërinë dhe veç këta kanë lindur për të kaluar nga një karrige në tjetrën , veç këta. Nuk u flasin juve, por ju dëgjojini! Ju flasin kriminelëve të cilët me axhendë po i takojnë një nga një e në grup, madje dhe nga ata që OFL ju ka çuar letrën. Këtë Shqipëri doni?!”, iu drejtua zv/kryeministri qytetarëve.