Tjetër tampon për ish-kryeministrin italian Silvio Berlusconi. Pas qëndrimit për thuajse dhjetë ditë i shtruar në spitalin e ‘San Raffaele’, me koronavirus, kavalieri vijon karantinën në vilën e tij në San Martino, në izolim. Bashkë me të në rezidencën në Arcore, ndodhet edhe partnerja Marta Fascina. Berlusconi i cili për pak ditë mbush 84 vjeç, nga tamponi i fundit rezultati i të cilit doli të premten, rezultoi sërish pozitiv ndaj Covid-19, kur ka kaluar një muaj nga infektimi.
Gjendja e tij shëndetësore paraqitet nën kontroll, ndërkohë që po mbahet nën kontroll nga mjekët. Kavaliere siguroi familjen dhe miqtë me nje reagim të shkurtër: Nuk kam asnjë simptomë. Ndihem si një luan në kafaz. Vetëm rreth dhjetë ditë më parë Berlusconi ishte larguar nga spitali San Raffaele ku ishte shtruar sapo u shfaqën disa simptoma të vogla që kishin alarmuar mjekun e tij personal. Trajtimi që i ishte nënshtruar menjëherë i kishte lejuar Berlusconi të rikthehej në këmbë dhe të kthehej në shtëpi.