Familja Cullaj nga Krraba, Tiranë janë gëzuar me fëmijën e tyre të dytë dhe kanë përfituar nga programi i qeverisë për bonusin e bebes shumën prej 80 mijë lekë. Në 7-mujorin e parë të 2020-s janë 19,162 fëmijë që kanë përfituar bonusin e bebes, 700 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar.

LEXO EDHE:  https://lexo.com.al/2020/09/03/nena-e-re-i-mbyll-gojen-portalit-te-xenit-nuk-jam-une-ajo-qe-pretendoni-i-jam-falenderuese-mjekeve-dhe-kam-marre-gjithcka-me-takon/

Që prej muajit janar të vitit 2019 vijon pa u ndalur programi universal i qeverisë që mbështet familjet për çdo të porsalindur me një bonus prej 40,000-120,000 lekë. Ernisa Cullhaj është bërë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një djalë në maternitetin “Koço Gliozheni”në Tiranë.

Ernisa shpreh mirënjohjen për qeverinë për bonusin prej 80 mijë lekësh që i është akorduar pas lindjes së djalit të saj. “Do t’i shpenzoj këto para për festën e djalit pasi të dal nga materniteti”, shprehet Ernisa.